Grenell përkrahë protestën e sotme: Albin Kurti refuzoi gazin, qytetarët duhet të jenë të zemëruar

19:12 | 29 Janar 2022

Pas protestës së sotme ka pasur shumë reagime.

Ish-emisari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas protestës së sotme të organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës.

Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka refuzuar ndihmën e SHBA për gazsjellësin, e që sipas tij, kjo do ulte çmimet në mënyrë dramatike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, Grenell ka shtuar se qytetarët duhet të jenë të zemëruar.

“Qeveria aktuale e Kosovës, në krye me Albin Kurtin ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për gaz, gjë që do të ulte në mënyrë dramatike çmimet. Njerëzit duhet të jenë të zemëruar”, ka shkruar Grenell.

Në Kosovë sot u protestua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta e sotme nuk kaloi pa tensione në momentin kur protestuesit i janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.

Në këtë protestë raportohet të kenë marrë pjesë afër 3000 qytetarë.

Komento: