Grenell poston fjalën e presidentit Trump për Kosovën: Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua

23:55 | 19 Shkurt 2026
grenell-poston-fjalen-e-presidentit-trump-per-kosoven:-per-cdo-problem-me-serbine,-me-telefononi-mua

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-së, postoi në Twitter pjesë nga fjala e presidentit Trump gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington, ku foli për shmangien e një lufte mes Serbisë dhe Kosovës.

Trump, gjithashtu i tha presidentes Vjosa Osmani se për çdo problem mes këtyre shteteve mund të telefonojë atë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për paqen midis Kosovës dhe Serbisë: ‘Po merreni vesh. Dhe kur nuk merreni vesh, telefononi dhe ne do ta zgjidhim,’” shkruan Grenell.

Komento: