
Kurti është problem në dialog, sepse nuk i respekton marrëveshjet e mëparshme, përfshirë Asociacionin
Më 3 qershor ai kaloi vijën e kuqe të vendosur nga BE-ja dhe administrata e Bidenit dhe këtë e bëri pa pasoja, thotë Richard Grenell, ish i dërguari special i Donald Trump, në një intervistë për mediat serbe, transmeton FrontOnline.
Grenell po ashtu thekson se Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë, ndryshe nga Kurti, do të respektonte marrëveshjet e mëparshme.
“Unë mendoj se ne ishim në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa Thaçi ishte president i Kosovës. Marrëveshjet e tilla nuk janë kurrë të lehta, të dyja palët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime të vështira dhe të ecin përpara. Vendimet nuk janë politike por kam qenë shumë i qartë me njerëzit kur kam qenë i dërguar nga presidenti Trump, nuk jam dikush që kam familje të vuajtur apo të prekur nga lufta në Ballkan, nuk kam qenë aty, nuk kam emocione për atë luftë dhe unë i kuptoj njerëzit që më kritikojnë se jam i pandjeshëm, që nuk i kuptoj, e gjithë kjo është e qartë, por do t’u thosha qytetarëve të Kosovës, miqve shqiptarë dhe miqve nga Serbia se është mirë të kesh dikë nga ana jote, një palë e tretë që do të ndihmojë në vështrimin e gjërave.Gjithmonë ka qenë qëllimi gjatë administratës Trump të ndërtohet ekonomia, që të rinjtë të mos ikin këtu, të ndërtojnë jetë këtu dhe që sektori privat të vijë e të krijojë vende pune. mendoni se ishim në atë rrugë”, deklaroi Grenell./FrontOnline/