Grenell shpërndan postimin e Thaçit për Qeverinë e re: Dialogu do të fillojë shpejt pasi të hiqet reciprociteti

17:07 | 19 Prill 2020

Pas paralajmërimit të Thaçit ka reaguar edhe Richard Grenell.

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retëeeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Tëitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re.

Komento: