Grenell tregon se të qenit dërguar Presidencial për Kosovën dhe Serbinë qe detyra e tij më e preferuar

17:06 | 31 Tetor 2021

Richard Grenell, ka komentuar punën e tij.

Ish-ambasadori amerikan, Richard Grenell ka theksuar se pozita e tij si i emëruar special i tashmë ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, qe detyra e tij e preferuar.

Këtë e tha vet ai, derisa po realizonte një intervistë për shou-n televiziv, Kash’s Corner ku nikoqiri i emisionit Kash Patel, e prezantoi Grenellin si diplomat amerikan, ambasador në Gjermani, por duke harruar ta prezantojë titullin e fituar për angazhimet në kuadër të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Për këtë Grenell i reagon menjëherë atij, duke i thënë se ‘’keni harruar një nga titujt e mi?!’’.

Richard Grenell: Keni harruar një nga titujt e mi.

Patel: Çfarë?

Richard Grenell: I dërguari Presidencial për Kosovën dhe Serbinë. Ti e di që është e preferuara ime.

Patel: Ju keni kaq shumë tituj. Unë nuk mund të vazhdoj me ta.

Richard Grenell: Megjithatë, ky është i preferuari im.

Komento: