Grenell uron drejtorin e ri të Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe

11:03 | 29 Shkurt 2020

Grenell uron John Ratcliffe për detyrën e re si drejtor i Inteligjencës Amerikane.

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka uruar drejtorin e ri të Intelegjencës Amerikane, John Ratcliffe për gatishmërinë e tij për të shërbyer.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar John Ratcliffe, drejtor të Inteligjencës Amerikane, pozitë në të cilën Richard Grenell për momentin është ushtrues detyre.

“Urime, RepRatcliffe ! Ne jemi gati për ju dhe jemi mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndërsa, nominimin e John Ratcliffe, për të qenë drejtor i Intelegjencës Kombëtare, Trump e ka bërë përmes një njoftimi.

“Jam i lumtur të njoftoj për nominimin e kongresistit John Ratcliffe për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare (DNI). Procesi do të përfundonte më herët, por Johni deshi të priste deri në përfundim të raportit të Inspektorit të Përgjithshëm. Johni është një burrë i mrekullueshëm me talent të madh”, shkroi Trump.

Kjo është hera e dytë që Trump e nominon Ratcliffen për shef të spiunazhit amerikan. Për herë të parë, Trumpi e nominoi kongresistin për këtë pozitë në korrik të vitit të kaluar, por e hodhi poshtë nominimin në fillim të gushtit pasi u ngritën pyetje rreth mungesës së përvojës së Ratcliffes dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezymenë e tij, raporton Reuters.

Komento: