Grenell viziton Beogradin pas Prishtinës

20:46 | 22 January 2020

Pas vizitës në Prishtinë, Grenell do ta vizitojë Beogradin.

Vuçiq në Konferencën në Davos ka njoftuar se do të takohet me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Richard Grenell.

Sipas Vuçiq, takimi do të ndodh të premtën në Beograd me ambasadorin Grenell, i cili aktualisht po qëndron për vizitë në Kosovë.

Vuçiq i tha “RTS” nga Davosi se SHBA është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat dhe problemet e Beogradit në lidhje me Kosovën dhe se ai do të takohet të premtën në mëngjes me Grenell.

Vuçiq gjithashtu ka folur edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Donald Trump, Robert O’Brien në Samitin Ekonomik Botëtor në Davos.

Presidenti serb është shprehur se O’Brien është njeri i mire që dëshiron të dëgjojë dhe t’i ndihmojë vendet me force ekonomike më të vogël sesa SHBA-të.

“Unë mendoj se ai kupton mirë pozicionin e Serbisë”, tha Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se qëndrimi i Serbisë për Kosovën është i vështirë dhe se qëndrimi i SHBA-ve ndaj Kosovës është në kundërshtim me të Serbisë, por se SHBA-të janë të gatshëm t’i dëgjojnë kërkesat e Serbisë.

“Unë nuk po them se tani SHBA-të do jenë në anën tonë siç mund të mendojë dikush, por ata janë të gatshëm të dëgjojnë të cilat janë kërkesat dhe problemet tona, çfarë mendon Serbia në këtë drejtim. Në atë kuptim, mendoj se kemi të hapur dyert pas të cilave mund të flasim më hapur me partneret amerikanë sesa më parë”, tha Vuçiq.

Komento:
loading