
Kosova përballet me Greqinë, synon ta ndërpresë ecurinë e humbjeve radhazi, formacionet
Kosova do të kërkojë t’i japë fund një ecurie prej katër humbjeve radhazi në të gjitha garat, sonte kur ta vizitojë Athinën për t’u përballur me Greqinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022.
Kombëtarja e Kosovës do ta mbyllë një fushatë tjetër zhgënjyese për Botëror përballë Greqisë sonte në orën 20:45 në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin grek.
Dardanët, që do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm Primoz Gliha, i kanë humbur katër ndeshjet e fundit, tri në Grupin B kualifikues dhe një miqësore kundër Jordanisë.
Pavarësisht rezultatit, Kosova do ta mbyllë grupin në vendin e fundit, njëlloj si në fushatën e saj të parë kualifikuese për një botëror në vitin 2017.
Greqia, me të cilën Kosova barazoi 1:1 në shtëpi në shtator, do ta mbyllë fushatën kualifikuese në vendin e tretë në grup.
Kosova do të përballet me shumë mungesa edhe në këtë takim, sepse Gliha i ka vetëm 20 futbollistë në dispozicion pasi nuk ftoi lojtarë të rinj, megjithëse katër futbollistë u tërhoqën nga grumbullimi para humbjes 2:0 kundër Jordanisë në Prishtinë të mërkurën.
Trajneri slloven ka vendosur të luajë me një skemë 4-4-1-1, me Milot Rashicën mbrapa sulmuesit të vetëm Vedat Muriqi.
Arijanet Muric do të jetë në portë. Kapiteni Amir Rrahmani do ta udhëheqë mbrojtjen me Mirlind Kryeziun në qendër dhe Mërgim Vojvodën dhe Fidan Alitin në krah.
Valon Berisha, Herolind Shala, Florent Loshaj dhe Blendi Idrizi do të jenë në qendër të mesfushës.
Formacionet zyrtare:
Greqia:

Kosovë:
