Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda.
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar me qendër Nea Styra në Greqi, dhe është ndjerë veçanërisht edhe në Atikë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia është në 5 km ndërsa vendndodhja është 8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evia Jugore.
Mediat greke raportojnë se pak minuta më parë, në të njëjtën zonë u regjistruan lëkundje të përmasave më të vogla, me magnitudë 1.9 dhe 1.5 të shkallës Rihter.
Sipas vlerësimeve, tërmeti i regjistruar këtë pasdite mund të jetë pjesë e sekuencës postsizmike pas tërmetit të fortë prej 5 Rihter në Evia rreth dy javë më parë.