Greqia kundër vendimit për taksën dhe Ushtrinë në Kosovë

16:54 | 21 December 2018

Kryeministri grek Alexis Tsipras, dënon vendimet për taksën dhe Ushtrinë në Kosovë.

Tsipras, gjatë ditës së sotme, e premte, ka dënuar vendimet që janë marrë në Kosovë në lidhje me taksën 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia e BeH, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Në një konferencë shtypi bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Tsipras tha se të dyja janë vendime të papranueshme dhe nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, transmeton Koha.net shkrimin e N1.

“Dua ta dërgoj një mesazh, që është dënues për autoritetet në Kosovë, me hapat që kanë ndërmarrë duke i shtuar kështu naftë zjarrit”, tha Tsipras, duke shtuar se Greqia do vazhdojë ta mbështesë Serbinë në përpjekjet për të arritur zgjidhje.

Vuçiqi në anën tjetër tha se shpreson që SHBA-ja dhe BE-ja, do të ushtrojnë presion ndaj Prishtinës për të revokuar tarifën për mallrat nga Serbia dhe BeH.

“Jemi në një situatë të vështirë”, ka thënë ai ndër të tjera duke shtuar se ‘marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk është as afër’.

Komento: