Greqia në alarm, 21 të infektuar nga koronavirusi brenda ditës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Greqia në alarm, 21 të infektuar nga koronavirusi brenda ditës

19:16 | 05 Mars 2020

Shpërthen koronavirusi në Greqi, 21 raste të reja janë regjistruar brenda ditës së sotme.

Numri i të prekurve në total ka shkuar në 31 ndërsa autoritetet kanë raportuar se rritja e rasteve ka ardhur pas zbulimit të një rasti mes një grupi turistësh që vizituan Jerusalemin ku 21 nga 24 persona pasi kryen analizat, u konstatuan pozitiv nga Covid19.

Autoritetet njoftuan se nga rajoni i Evropës janë regjistruar raste të reja edhe në Slloveni dhe Bosnje, ndërkaq nga dje deri më sot numri i të prekurve në Evropë sipas OBSH-së ka kaluar 1 mijë. Kjo çon numrin e përgjithshëm të të prekurve në Evropë në mbi 4 mijë e 200, 3 mijë prej të cilave janë vetëm në Itali.

Kina mbetet vendi me më shumë të prekur, me mbi 80 mijë raste. Pas Kinës, Koreja Jugore është vendi i dytë me më shumë të prekur, ndërsa Irani dhe Italia radhiten menjëherë pas tyre.

Irani i ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri më 20 mars si dhe ka ngritur pikat e kontrollit për të kufizuar udhëtimet mes qyteteve të mëdha. Në total Irani ka 3 mijë e 153 të infektuar dhe 107 të vdekur.

Komento: