Shkurte Fejza del për iftar me vajzat.
Siç e dimë të gjithë, jemi në muajin më të shenjtë të Ramazanit dhe çdo i dyti mysliman është duke agjëruar.
Në këtë rend hyjnë edhe shumë fytyra publike, që me vite të tëra duken të jenë besnik ndaj këtij muaji, shkruan Kosovarja.
Edhe këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, na bëri të kuptojmë që edhe përkundër angazhimeve që ka nuk heq dorë asesi nga agjërimi.
Kjo u kuptua pikërisht në natën e sotme, kur ndau disa momente të iftarit me të bijat në njërin nga restorantet e kryeqytetit.
Kjo është Shkurta pra, jo vetëm këngëtare e zonja, e mirëfilltë dhe e popullarizuar, por edhe një besimtare mjaft e denjë dhe e devotshme.