Gresa nuk po e shfaq burrin e saj në foto, a thua pse?

00:04 | 06 Prill 2019

Ajo u bë një nuse shumë e bukur.

Martesa e Gresa Behlulit ishte një ngjarje e cila javën e fundit mori goxha vëmendje.

Pas festave të njëpasnjëshme vetë këngëtarja ka pushtuar rrjetet sociale duke postuar një varg fotografish, nga nata e kanës dhe dasma.

Sidoqoftë, në asnjërën prej tyre nuk figuron bashkëshorti dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

Një prej tyre e ka pyetur për bashkëshortin dhe përgjigjen, Gresa ka preferuar ta japë indirekt.

Ajo ka aprovuar komentin e një tjetër ndjekësi i cili i propozonte ‘të shqetësuarit’ që të kërkojë dasmën në Youtube për të hequr merakun e paraqitjeve të përbashkëta të çiftit.

Në 10 vite lidhje, pak e hiq është ditur mbi personin e zemrës së Gresës, e gjithë kjo për faktin e tendencës për të mbajtur profil të ulët jashtë vëmendjes së publiku.

Komento: