Gresa nuse bukuroshe, por motrat e saj iu “çmendin” me fustanet e tyre

23:14 | 30 March 2019

Sonte është nata më e rëndësishme e Gresa Behlulit sepse ajo po martohet.

Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi po martohen sonte, ndërsa kanë organizuar dasmë madhështore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja po duket mahnitëse në fustanin e nusërisë, ndërsa vëmendje në këtë dasmë morën edhe dy motrat e saj.

Besiana dhe Agnesa dukeshin tejet elegante në fustanet që kishin veshur, teksa kanë publikuar imazhe pranë motrës.

Për ndryshe, Gresa ditë më parë mbajti natën e beqarisë, ku kishte ftuar familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Komento: