Gresa Behluli po bëhet gati për martesë.
Ani pse e ka mbajtur diskrete jetën e saj private, para një muaji këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gresa Behluli ka treguar se këtë muaj do të martohet.
Në Instagram, artistja ka sjellë një pjesë të fustanit të nusërisë. Krahas fotografisë ka lënë edhe një emotikon ‘nuse’, që lë të nënkuptohet se këngëtarja është në prag të martesës, shkruan rtv21.
Gresa në shumë intervista ka theksuar se jetën private e mban larg syrit të mediave dhe se e çmon shumë atë.
Në 11-vjetorin e Pavarësisë, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë sjellë disa këngë të ripërpunuara, “Vijnë vaporat” dhe “Na qeli prapë thana”, të interpretuara në mënyrën më të mirë nga artistet. Po ashtu, Gresa ka sjellë edhe një këngë solo të titulluar “Për ty”.