Gresa rrëfen periudhën më të vështirë të shtatzënisë

23:59 | 30 Shtator 2021

Gresa Behluli, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore në Kosovë, Shkurte Fejzës, Gresa Behluli gjithnjë është treguar tepër diskrete rreth jetës së saj personale, mirëpo më herët ajo e ka thyer “rregullin” dhe ka vendosur që të japë një lajm të bukur nëpërmjet projektit muzikor më të ri.

Në klip, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Kënga mban titullin “Numero Uno”, e cila para disa ditësh është publikuar në Youtube.

Ajo së fundmi ka thënë një intervistë se gjatë javëve të para të shtatzënisë kaloi një periudhë të vështirë pasi u infektua me Covid-19.

“Shtatzënia ka ecur shumë mirë, përveçse në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19. Ishte një periudhë e vështirë dhe stresuese.

Sa u gëzuam pas një lajmi aq të mirë pasi u infektova dhe ishte e vështirë. Pas një terapie të gjatë u shërova, pa pasoja por nuk ishte e lehtë.”, tha këngëtarja.

Komento: