Gresë Baraliu po merr mbështetje të madhe nga qytetarët

21:26 | 08 Shkurt 2021

Kandidatja për deputete e PDK-së, Gresë Baraliu po vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga qytetarë në gjithë Kosovën.

Ajo zotohet se do të jetë zëri i qytetarëve nga ulësja e Kuvendit të Kosovës.

Baraliu ka publikuar disa foto nga aktiviteti i fundit në Prizren, ku pjesë e këtij takimi ishte edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, përcjell ORAinfo.

“Mbështetja që po merr Partia Demokratike e Kosoves, është motivim shumë i madh për mua si deputete e ardhshme e Republikes së Kosovës.

Unë do të jem zëri i të gjithëve, pa dallim i bindjeve politike sepse për ne është e rëndesishme Kosova dhe populli i saj.

#Rimëkëmbje

#Pdk134

#EnverHoxhaj1

#GresëBaraliu45”, ka shkruar Gresë Baraliu në faqen e saj në Facebook, ku ka publikuar edhe disa foto nga takimi i saj me qytetarë. /ORAinfo/

Komento: