Greva e mësimdhënësve, kjo mësuese befason me veprimin e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Greva e mësimdhënësve, kjo mësuese befason me veprimin e saj

20:23 | 25 Janar 2019

Një mësimdhënëse në Komunën e Prizrenit ka vendosur të mos respektojë grevën e kolegëve të saj duke i mbajtur orët e mësimit me nxënësit e saj në mënyrë të rregullt.

Greva në arsim po hyn në javën e tretë dhe shumica e shkollova në nivel vendi kanë mbetur të zbrazura, raporton KTV.

Situatë ndryshe është në shkollën “Xhevat Berisha”, në Prizren.

Atje, mësuesja Hatmane Bytyqi, ndonëse përkrah kërkesat e grevistëve, ka marrë vendim që të vazhdojë me mësim me nxënësit e saj të klasës së dytë.

Këtë, kolegët e saj nuk e shohin si veprim të mirë.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit thotë se është i kënaqur me veprimin e kësaj mësueseje.
Megjithëse greva e mësimdhënësve po vazhdon edhe në shkollën “Xhevat Berisha” të Prizrenit, mësuesja Hatmane Bytyqi po vazhdon ta mbajë procesin mësimor, ajo nuk ka pranuar të flasë para mediave.

Përkundër kërkesave për deklaratë, ajo ka refuzuar të flasë para kamerës, por ka thënë se është e vendosur për të mos hyrë në grevë.

Komento: