Greva e mjekëve, vjen lajmi i mirë nga Ministria e Shëndetësisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Greva e mjekëve, vjen lajmi i mirë nga Ministria e Shëndetësisë

13:08 | 26 Dhjetor 2018

Mjekët në gjithë Kosovën kanë hyrë në grevë të përgjithshme e cila do të zgjas 24 orë.

Për grevën në shëndetësi ka reaguar Ministria përkatëse e cila nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se po e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësorë dhe se gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre.

“Për këtë qëllim, është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend. Tani, MSh pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik”, ka thënë MSH në komunikatën për media.

Ndërsa ka theksuar se vitin e ardhshëm pritet edhe rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë.

“Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila konsideron se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe dialogut social.

Komento: