Greva në arsim, deputeti Sejdiu i shkruan letër kryeministrit Haradinaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Greva në arsim, deputeti Sejdiu i shkruan letër kryeministrit Haradinaj

13:50 | 28 Janar 2019

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë. Kjo gjendja ka shqetësuar deputetin e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu i ka shkruar një letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj nga i cili ka kërkuar që të gjej zgjidhje për grevën në arsim.

Ai përmes një letre ka kërkuar nga shefi i Qeverisë që të gjej zgjidhje urgjente.

“Diku 500 mijë nxënës dhe studentë të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve janë jashtë klasave, duke çrregulluar në tërësi procesin e mësim-nxënies në vendin tonë… Besoj se nuk kam nevojë t’ju flas për dëmet që kjo grevë po i shkakton vendit tonë, e as për arsyet që na kanë sjellë në këtë gjendje të krizave të shumta sociale…”, thuhet mes tjerash në letrën e tij.

Komento: