Greva në arsim, vjen reagimi i ashpër i Muharrem Nitaj

13:44 | 19 Janar 2019

Ende po vazhdon greva në arsimin kosovar.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj i ka quajtur të panevojshëm grevat në arsim.

Sipas tij, Sindikata e Bashkuara (SBASHK) po keqpërdor me veprimet e saj.

“Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat…e këta hop e në televizor, hop e në grevë. Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut!

Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare.

Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik.

Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë.

Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat…e këta hop e në televizor, hop e në grevë!

Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet!

MN

Komento: