Greva po del jashtë kontrollit, i bashkohet edhe ky sektor – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Greva po del jashtë kontrollit, i bashkohet edhe ky sektor

10:23 | 31 Janar 2019

Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës po proteston para Kuvendit për heqjen e RTK-se nga Ligji për Paga.
Në protestën e kaluar, punëtorët e kësaj sindikate kishin arritur të ndalnin votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në këtë ligj në komisionin për media.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj tash e disa kohë po përballet me greva dhe protesta të shumta nga sektorë të ndryshëm.

Të fundit që kanë hyrë në grevë janë shërbyesit civil, ndërkaq që greva në arsim ka hyrë në javën e tretë.

Komento: