Vazhdon greva e kontrollorëve ajrorë, sot bllokohen 8 orë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Kontrollorët e trafikut ajror po vazhdojnë edhe sot grevën.
Kjo po ndodh pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj.
Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë tetorëshe, duke filluar që nga ora 08:00 e mëngjesit.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajrorë.
Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.