Greva sot do t’i bllokoj 8 orë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

09:45 | 15 Shkurt 2019

Vazhdon greva e kontrollorëve ajrorë, sot bllokohen 8 orë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Kontrollorët e trafikut ajror po vazhdojnë edhe sot grevën.

Kjo po ndodh pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj.

Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë tetorëshe, duke filluar që nga ora 08:00 e mëngjesit.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajrorë.

Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.

Komento: