Grevat në arsim, profesori Krasniqi paralajmëron kolaps shtetëror – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Grevat në arsim, profesori Krasniqi paralajmëron kolaps shtetëror

14:28 | 28 Janar 2019

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë në Kosovë. Në lidhje me këtë gjendje në të cilën gjendet shteti, ka reaguar edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se grevat dhe protestat në rritje mund të shpiejnë shtetin drejt kolapsit.

Por sipas tij, ka një zgjidhje praktike për këtë: të tërhiqet nga procedura ligji për pagat për një periudhë gjashtëmujore.

Pastaj të hapet debat publik me të gjithë sektorët dhe me sindikata e të arrihet një zgjidhje sa më e drejtë.

Ja postimi i plotë:

Grevat dhe protestat në rritje të shumë sektorëve, mund ta shpiejnë shtetin drejt kollapsit. Për ta shmangur kollapsin, ka një zgjidhje praktike: të tërhiqet nga procedura ligji për pagat për një periudhë gjashtëmujore.

Pastaj të hapet debat publik me të gjithë sektorët dhe me sindikatat e të arrihet një zgjidhje sa më e drejtë.

Ndërsa sa i përket paralajmërimit të universiteteve publike për greva e protesta, zgjidhja e duhur është shkarkimi i agjencisë së akreditimit, ndoshta edhe i minsitrit të arsimit.

Pra, nëse qeveria e dëshiron zgjidhjen e problemeve, zgjidhje ka. Nëse don me e ba llugë më shumë se sa që është, mund ta bëjë, por do t’i thyhej për kokë në fund.

Komento: