Grevat nuk kanë të ndalur, po fillon edhe një e re sot

08:08 | 31 Janar 2019

Grevat në Kosovë kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta ditëve të fundit, duke filluar nga arsimi e deri tek shërbyesit civil.

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se që nga sot, 31 janar, do të hyj në grevë tërë ditore.

Kërkesa e këtij këshilli karshi përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës është ngritja e koeficientit për 40 për qind më shumë se koeficienti bazë që është propozuar në Draft Projektligjin për Paga.

Sipas tyre greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

“Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, në lidhje me kërkesën e parashtruar që shërbyesve civil të Komunës se Prishtinës t’ju ngritët koeficienti për 40 për qind me shumë se koeficienti bazë që është propozuar në Draft Projektligjin për Paga”, shkruan në komunikatën e dërguar për media.

“Kjo kërkesë është parashtruar edhe mbi bazën që Prishtina ka statusin e veçantë juridik të kryeqytetit dhe shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës kanë vëllim dhe ndërlikushmëri më të madhe të punës se sa komunat e tjera”.

“Andaj, pas realizimit të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se nga nesër më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme tërë ditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës”.

Komento: