Grevë në QKUK, kjo është arsyeja

20:52 | 14 Dhjetor 2018

Një grevë 24 orëshe e pret Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E kjo do të ndodh në ditën e hënë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e ka lajmëruar menaxhmetin e QKUK-së se të hënën punëtorët do të qëndrojnë në grevë si pasojë e mospërmbushjes se kërkesave për rritjen e pagave nga janari i ardhshëm.

Drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu ia ka konfirmuar gazetës një gjë të tillë.

“Sindikata na ka njoftuar për këtë grevë. Grevë do të zgjatë 24 orë. Në grevë siç është paralajmëruar do të futet e gjithë QKUK-ja përveç shërbimeve emergjente”, ka thënë ai

Komento: