Griezman ‘zyrtarizon’ ekipin ku po transferohet: Nuk mund t’i them JO…!

10:33 | 17 Maj 2019

Antonio Griezman i ka ditët e numëruara të Atletico Madrid.

E ardhmja e Griezmann do të jetë një nga temat e këtij afati kalimtar. Deri më 1 korrik, kur klauzola e tij zbret në 120 milionë, sulmuesi francez nuk do të komunikojë ekipin e tij të ardhshëm. Para kësaj, ka shumë raportime që e dërgojnë atë në Barcelonë.

“Griezmann la të kuptoj drejtuesit e Atletico Madrid se ai e ka përfunduar me një skuadër dhe do të jetë Barça. Ata nuk e komunikojnë tani, sepse duhet duhet të paguajnë 200 milionë euro, por do të jetë një muaj i gjatë dhe i vështirë për azulgranët” tha gazetari Roberto Gomez për programin La Marca.

E vetmja gjë që ka ndodhur nga takimi midis Griezmann, Gil Marín, Cholo Simeone dhe Andrea Berta është se Griezmann fjalë për fjalë tha “Kuk mund t’i them jo Leo-s ” Kështu që ka pasur kontakte mes Messit dhe francezëve.” Në këtë mënyrë, Leo Messi ka ndërmjetësuar që Griezmann të nënshkruaj për Barçen këtë verë.

Përveç kësaj, sipas “Diario”, një person i tretë, i lidhur me Gerard Pique, i ka komunikuar Antoine Griezmann dëshirën e Leo Messit: për të bërë një duo në sulm pranë tij sezonin e ardhshëm. Për momentin, asgjë nuk është e qartë dhe do të duhet të presim deri më 1 korrik për të mësuar fatin e sulmuesit francez.

Komento: