Atletico Madrid nuk do të përdorë opsionin për të blerë Griezmann nga Barcelona pas një viti.
Në Angli po flasin për interesimin e Arsenalit për lojtarin dhe ‘Sport’ raporton se do të bëjnë një ofertë në janar, përcjell ORAinfo.
‘Los Rojiblancos’ do të duhet të paguajnë 40 milionë euro nëse sulmuesi luan më shumë se 30 minuta në 50% të ndeshjeve të Atleticos. Nëse ai nuk e bën këtë, ata nuk do të duhet ta bëjnë marrëveshjen e huasë të përhershme.
Paraqitjet e Griezmann kanë rënë në muajt e fundit, deri në pikën që ai është bërë një figurë dytësore në sulmin e Atletico Madridit, të udhëhequr tani nga Morata dhe Joao Felix.
Arteta beson se ish-lojtari i Real Sociedad mund t’i bëjë ata edhe më të mirë në një sulm i cili është përforcuar ndjeshëm nga kalimi i Gabriel Jesus në Arsenal./ORAinfo/