Griezmann – Barcelona, ky është lajmi i fundit

23:47 | 28 Mars 2019

Është përfolur shumë kohëve të fundit për një transferim të mundshëm të Antoine Griezmann tek skuadra e Barcelonës.

Këto zëra nuk i ka hedhur poshtë as zëvendës drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Mestre.

Ai ka bërët ë ditur për ‘Catalunya Radio’ se nuk do të bëjnë ndonjë ‘barbarizëm’ për ndonjë lojtar që nuk mund ta kenë.

“Griezmann? Do të shohim se çfarë do të thonë teknikët tanë” ka thënë Mestre.

Griezmann ishte kërkuar me ngulm nga Barca gjatë verës së kaluar, por lojtari kishte vendosur të nënshkruante kontratë të re me skuadrën e Atletico Madrid.

Javëve të fundit është raportuar për një pakënaqësi të lojtarit në Madrid, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, dhe është thënë se ai po e kërkon tashmë kalimin në Kataluni.

Komento: