Griezmann – Barcelona, vjen lajmi i madh

13:11 | 14 Maj 2019

Duket se Antoine Griezmann po largohet nga Atletico Madrid, e kjo nuk po fshihet më.

Në dhomat e zhveshjes tashmë e dinë që Diego Godin nuk do të jetë më pjesë e ekipit, ndërsa rrugën e njëjtë mund ta ndjek edhe Griezmann.

Francezi është shtylla e sulmit të ekipit të Diego Simeone, kërcënimi kryesor i kundërshtarëve dhe lider në fushë, transmeton lajmi.

“Ai ka treguar se është pjesë e Atleticos”, tha Koke. “Ne duam që ai të qëndrojë, të jetë i motivuar dhe i nxitur, se ai dëshiron të qëndrojë dhe të bëjë histori”.

Kjo tregon atë që dhoma e zhveshjes të Atleticos mendon për situatën dhe dëshmon se lojtarët besojnë se ekziston një mundësi reale që Griezmann të largohet.

Sulmuesi i Atleticos shihet si një nga përforcimet kryesore për triumfin e Barcës në Ligën e Kampionëve.

Komento: