Barcelona beson se Antoine Griezmann tashmë ka luajtur mjaft minuta për ta bërë huazimin e tij të përhershëm me Atletico Madrid dhe ata po përgatitin një padi me shpresën për të siguruar një tarifë transferimi prej 40 milionë euro.
Argumenti nga Atleti është se kontrata e huazimit të Griezmann thotë se ai duhet të luajë 50% të minutave në dispozicion gjatë të dy sezoneve, jo vetëm një, dhe kështu detyrimi i tyre nuk është nisur ende, përcjell ORAinfo.
Paris Saint-Germain po vëzhgon gjithashtu situatën e Griezmann-it teksa po përgatit një ofertë për ta nënshkruar verën e ardhshme.
Kampionët e Ligue 1 besojnë se Lionel Messi mund të largohet në vitin 2023 dhe ta shohë Griezmann si një zëvendësues ideal./ORAinfo/