Griezmann mund të përfundojë në Camp Nou.
Eliminimi i Atlético Madrid nga Juventus në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, mund të ketë pasoja më të rënda se sa pritej për klubin nga Madridi.
Kampioni spanjoll të cilët janë në vendin e parë në tabelë, e kanë tunduar entuziazmin e francezit, i cili po e dëgjon shumë me vëmendje Barçën, raporton L’EQUIPE. Sidomos pasi kushtet e një transferimi janë reale.
L’EQUIPE shkruan se Barcelona ka bërë hapa të ri në orët e fundit për sulmuesin francez, duke i ofruar atij 16 milionë euro në sezon dhe një kontratë deri në vitin 2024.
Katalunasit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Griezmann, e që është 120 milionë euro.