Presidenti i Atletico flet për transferimin e Griezmann tek Barca.
Ditëve të fundit janë rritur zërat për një kalim të mundshëm të Antoine Griezmann tek Barcelona.
Këto zëra i kanë mbërritur në vesh edhe presidentit të Atletico Madrid, Enrique Cerezo, i cili duket se ka mohuar diçka të tillë.
“Griezmann do të qëndrojë tek Atletico Madrid. Këtë e keni të sigurt” ka thënë Cerezo, raporton ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.
Griezmann ishte kërkuar nga skuadra e Barcelonës edhe në verën e kaluar, por lojtari kishte zgjedhur që të vazhdonte karrierën në ‘Wanda Metropolitano’.
Interesimi për të është rikthyer, por me deklaratën e fundit të Cerezo, duket sikur Ateltico nuk do ta lëshoj lehtë lojtarin.