Griezmann tek Barcelona? Ndodh e papritura

22:32 | 03 Qershor 2019

Tash e një kohë po përfilitet për një kalim të munshëm të Griezmann tek Barcelona.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nelson Semedo, është lidhur me një transferim të mundshëm tek Atletico Madrid, si pjesë e marrëveshjes për Antoine Griezmann.

Tash e disa javë, skuadra e Barcelonës po flitet se do të arrijë marrëveshje me yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, i cili ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico në fund të këtij sezoni.

Klauzola e francezit pritet të shënojë rënie pas 1 korrikut, dhe të mbetet në shifrën e 120 milionë eurove.

Atletico kanë qenë të interesuar të përfshijnë në marrëveshje edhe Nelson Semedon, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi katalanët nuk janë të gatshëm ta lirojnë mbrojtësin portugez, raporton ‘Goal’.
Drejtuesit e Barcelonës kanë bërë të ditur se nuk do ta largojnë Semedon, i cili ka kontratë me skuadrën deri në vitin 2022 dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse Atletico do ta kthejë me monedhën e njëjtë për të penguar kalimin e Griezmann, në rast se Barca nis ndonjë ofertë për francezin.

Komento: