Grimerja e bën sërish ‘nuse’ Arta Bajramin, ajo shfaqet edhe me fustan të bardhë

10:50 | 13 Shtator 2021

Këngëtarja kosovare e cila ka kohë që nuk është aktive në muzikë siç ishte është treguar më shumë aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja nga Prishtina kohët e fundit po merr mjaftueshëm vëmendje me paraqitjet e saj të cilat i tregon edhe në instagram, përcjell ORAinfo.

Ani pse pëlqehet shumë për muzikën që ka prodhuar ndër vite, Arta ka zënë vend në mediat rozë duke u kritikuar shumë për ndryshimet në pamjen e saj të jashtme.

Arta ka bërë shumë ndërhyrje në fytyrë duke u transformuar krejtësisht.

Se fundmi ajo ka publikuar disa foto ku tregon që sapo ka dal nga frizerka.

E grimosur rëndë dhe e veshur me fustan të bardhë, Arta po duket si nuse. /ORAinfo/

Komento: