Më shumë se 82 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç, kryesisht në shtetet jugore të Indisë, janë infektuar me një virus të ri, i quajtur grip i domates, për shkak të formimit të flluskave të kuqe që më vonë u ngjajnë domateve.
26 infeksione të tjera te fëmijët e moshës nga një deri në nëntë vjeç u raportuan nga Odisha lindore.
I njohur gjithashtu si ethet e domates, shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar natyrën e saktë të virusit.
Zyrtarët kanë thënë se edhe pse virusi i gripit shfaq simptoma të ngjashme me infeksionet e tjera virale, ai nuk lidhet me koronavirusin apo linë e majmunit.
Simptomat fillestare të sëmundjes ngjajnë me ato të infeksioneve të tjera virale dhe përfshijnë temperaturë të lehtë, oreks të dobët dhe shpesh dhimbje fyti e ndjekur nga ethe, plagë në gojë dhe skuqje të lëkurës.
Këto plagë zakonisht gjenden në gjuhë, mishrat e dhëmbëve, brenda faqeve, pëllëmbëve dhe shputave, raporton Independent, transmeton Klankosova.
Zyrtarët kanë thënë se nëse fëmijët shfaqin simptoma, ata duhet të izolohen shpejt për 5-7 ditë për të parandaluar përhapjen e infeksionit te fëmijët e tjerë ose të rriturit.