Gripi i shpendëve H5N8 edhe tek njerëzit, konfirmohen rastet e para

20:52 | 20 February 2021

Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit.

Së fundmi janë konfirmuar rastet e para të personave të infektuar me llojin e gripit të shpendëve H5N8.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 7 rastet e para janë zbuluar tek punëtorët në një fermë pulash dhjetorin e kaluar në jug të Rusisë të cilët kanë informuar dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ndër të tjera bëhet me dije se rastet e para të gripit të shpendëve të zbuluara nga studiuesit në rusi bëhet me dije se nuk kanë shenja të transmetimit midis njerëzve.

Ndërkohë punëtorët e infektuarit me H5N8, nuk kanë pësuar ndonjë pasojë serioze shëndetësore dhe që prej asaj kohe janë shëruar plotësisht.

Komento: