Gripi në Kosovë, 4 persona në gjendje të rënd

21:21 | 16 March 2019

Katër raste të rënda të gripit,

Stina e pranverës po ofron dhe me atë edhe gjendja alarmante gripit sezonal në Kosovë ka kaluar. Vetëm në javët e para të muajit mars ka pasur rënie të dukshme të të sëmurëve me influencën A.

Kështu të paktën thonë drejtuesit e tri klinikave në QKUK.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramandani tha se deri më tani janë rreth 25 të trajtuar, ku katër prej tyre në gjendje më të rëndë.

“Këtyo dy javëte fundit, sidomos javën e fundit, të këtij muaji kemi një rënie të sëmundjes epidemike të gripit. Ne shpresojmë që javën që vjen ajo do të ulet, të kemi rënie të valës epidemike”, tha ai për RTK-në.

Rukije Mehmeti drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë ka thënë se “është shumë e rëdnësishme sepse tek ne, ekziston ajo që kur sëmundet dikush të vrapojmë dhe ta vizitojmë në shtëpi. Mirëpo, është mirë që të mos ketë dyndje të njerëzve në kohën e virusit “.

“Në Emergjencën Pediatrike kontrollohen 100, ndodnjëherë më shumë, ka ditë 140 ose 150 fëmijë. Kemi periudha edhe pak më të qeta, mirëpo kuptohet që gjatë dimrit numri i fëmijëve që kontrollohen është shumë i lartë”, tha Drita Telaku, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.

Komento: