Gripi në Kosovë, ja çfarë ndodhi në shkollat e Gjilanit

20:32 | 28 February 2019

Nxënësit në shkollat e Gjilanit ju nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Për pak kohë u larguan nga librat e mësimi.

Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Zija Shemsiu” në Gjilan, të enjten iu nënshtruan kontrolleve sistematike shëndetësore, me iniciativë të Qendrës së Mjekësisë Kryesore Familjare.

Një aktivitet i tillë nga stomatologët dhe mjekët familjarë, po mirëpritet nga nxënësit, njofton Klan Kosova.

Iniciuesit e këtij projekti që po zhvillohet për të pestin vit me radhë, thonë se kanë për qëllim identifikimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve.

Komento: