Gruaja e Albin Kurtit pa të drejtë vote, e përcjellë deri te vendvotimi.
Rita Knudsen Augestad, bashkëshortja e Albin Kurtit sot e ka përcjellë atë deri në vendvotim, raporton Express.
Mirëpo, e njejta, pasi që nuk ka të drejtë vote në Kosovë, ka qëndruar jashtë vendvotimit, së bashku me vajzën e saj.
Albin Kurti ka votuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Para tij, votimin e ka kryer edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.