Gruaja e Dautit reagon pas dorërheqjes së kunatit të saj, ja çka i shkruan

09:43 | 20 Korrik 2019

Ramush Haradinaj ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Gruaja e deputetit, Daut Haradinajt, Lola ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës nga Gjykata Speciale.

Lola, e cila është edhe motra e gruas së Haradinajt, përmes një imazhi të hedhur në instagram ka mbështetur kunatin e saj për sprovën e radhës.

Ajo ka publikuar në instastory një fotografi, në të cilën shihet me Haradinajn, sipër së cilës ka shkruar disa fjalë.

“Me kokën lart gjithmonë faqebardhë…”, ka shkruar Lola Haradinaj. /ORAinfo/

Komento: