Gruaja e Ivanovicit thotë se autoritetet kosovare nuk po e informojnë për rastin

18:40 | 12 Janar 2020

Gruaja e Oliver Ivanovicit ankohet se nuk po informohet për rastin.

Në prag të përvjetorit të dytë të vr’asjes së Oliver Ivanoviqit, e veja e tij Milena Ivanoviq ka folur për mediat serbe.

Ajo ka thënë se procesi i gjykimit i cili është vendosur të filloi më 11 shkurt, i cili do të marrë një kohë më të gjatë.

Gruaja e të ndjerit ka thënë nuk kishte marrë shumë informacion nga institucionet kompetente të Kosovës lidhur me rastin e burrit të saj, por se detajet i kishte mësuar nga mediat dhe nga njerëzit.

“Në thelb, gjithçka përfundon me aktakuzat që janë ngritur kohët e fundit, të cilat, për të thënë më së paku, të dyshimta, sepse kam parë edhe shumë të palogjikshme. Megjithatë, nuk dua të besoj se dikush është i gatshëm të luajë me këto gjëra dhe se dikush nuk është serioz në lidhje me hedhjen e dritës në çështjen e vr’asjes Oliverit”, tha Milena Ivanoviq.
Ajo ka bërë vazhdimisht thirrje për t’i dhënë fund spekulimeve dhe vendosjes së përgjegjësive.

“Mund të hamendësohet afërsisht se cili është qëllimi dhe është me të vërtetë e frikshme që për dy vjet, ne dëgjojmë pothuajse çdo ditë versione të ndryshme se kush dhe pse e vr’au Oliverin”, ka thënë ajo.

Milena Ivanoviq i ka thënë se ajo po përpiqet të jetë neutrale rreth çështjes.

Seanca dëgjimore paraprake e të akuzuarit për vr’asjen u shty deri më 11 shkurt sepse aktakuza e re nuk ishte përkthyer në serbisht.

“Unë mendoj se do të zgjatet dhe më shumë do të kemi të gjitha llojet e problemeve, ato me përkthime, probleme me dëshmitarët dhe gjithçka tjetër”, tha Ivanoviq.

Në fundit ajo ka thënë se shpreson që të zbulohet emri i vr’asësit të bashkëshortit të saj.

Ndërkaq ka raportuar se gjashtë persona po akuzohen nga Prokuroria Speciale për vr’asjen e ish politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Express ka arritur që ta sigurojë aktakuzën e përpiluar nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila i është dorëzuar Gjykatës Themelore të Prishtinës më 2 dhjetor të këtij viti.

Në aktakuzë jepen detaje të frikshme rreth mënyrës se si u inskenua i gjithë terreni për vr’asjen e Ivanoviqit.

Përveç këtyre gjashtë personave, Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhërarr’est ndërkombëtar edhe për katër persona të tjerë, të cilët supozohet se janë të lidhur me rastin e vr’asjes së Ivanoviqit, e që për momentin mund të jenë në Serbi.

Komento: