Gruaja e Milotit vishet me dimi e jelek, nuse me të bukur nuk keni parë

18:16 | 05 Janar 2020

Belkizi publikoi një imazh të bukur në instagram.

Belkizi mjaft aktive Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera janë ndër çiftet më simpatike të estradës.

Si Miloti, ashtu edhe Belkizi po tregohen mjaft aktiv në rrjete sociale, me ç’rast po publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Sot bukuroshja e Rashicës, Belkizi publikoi një imazh të bukur në instagram, në të cilin shihet e veshur si nuse, shkruan rtv21

E rregulluar bukur, nga koka te këmbët, ajo duket mahnitëse në fotografinë që publikoi për 36 mijë ndjekësit e saj. “Nuse nuse”, shkroi ajo krahas imazhit, në të cilin po merr pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që, së fundmi Miloti dhe Belkizi kanë qenë për pushime në Dubai, nga ku kanë publikuar pamje tejet të bukura.

Komento: