Gruaja e Oliver Ivanoviqit aderon në partinë e Aleksander Vuçiqit

13:24 | 20 Shkurt 2020

Pas dy muajsh në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë tashmë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka filluar edhe përforcimet për zgjedhjet.

Ai ka marrë në partinë e ti, Milena Popovicin, gruan e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

“Sot partia jonë është bërë edhe më e pasur me një person që ka energji dhe këmbëngulje, sakrificë të pa shembulltë për familjen e saj dhe Serbinë”, ka shkruar Marko Gjuriq.

Komento: