
Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar për dënimin e Speciales ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.
Me anë të një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se sipas saj, ky vendim i gjykatës vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi.
“Ky vendim i Gjykatës Speciale vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vite e gjysmë burg për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.