Gruaja e rreh burrin, ngjarja ndodhi në Deҫan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gruaja e rreh burrin, ngjarja ndodhi në Deҫan

12:12 | 06 Gusht 2019

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhu në Deҫan.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në Komunën e Deçanit.

Rreth orës 19:00, siç ka bërë të ditur policia, një person ka lajmëruar policinë duke raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër.

Rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër K-Shqiptare. Rasti nën hetime”, shkruhet në raport të policisë.

Raste të tilla nuk na bie shpesh të shohim në njoftime të policisë, derisa, rastet kur burrat rrahin gratë gati janë të përditshme.

Kodi penal i Republikës së Kosovës thotë se në rast se kryhet kanosje ndaj një personi, pason dënimi me burg nga 1 deri në 5 vjet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!