Reperja kosovare Lodernada Zefi po azkuzohet se mori një ‘mal’ me para nga një çift zviceran.
Lajmi se reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi kishte mashtruar një çift zvicëran duke e dëmtuar materialisht ka bërë bujë të madhe, shkruan rtv21.
Pas përhapjes së këtij lajmi, Loredana në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës, dje bllokoi opsionin e komenteve.
Edhe partneri i saj reperi i njohur, Mozzik tani ka bllokuar komentet në fotografitë e fundit që ka publikuar në Instagram. Gjithashtu edhe në Instagramin e vajzës së tyre janë bllokuar komentet.
Lidhur me këtë rast nuk ka reaguar ende Loredana e as Mozziku. Ndërsa, kunati i Loredanës, Getinjo në Instagram ka shkruar se gjithmonë të fortin e sulmojnë.
Pas bujës që bëri në media, dyshimi se reperja, Loredana Zefi kishte mashtruar një çift zvicëran duke e dëmtuar materialisht , agjencia zvicerane e lajmeve “20 minuten”, ka shkruar se ky nuk është rasti i vetëm për të cilën dyshohet Loredana.