Një grua në fshatin Davidovc të Shtimës është lënë pavetëdije nga goditja që mori nga një i panjohur që hyri për t’i vjedh shtëpinë.
Sipas vjehërrit të viktimës i dyshuari ka vjedhur 600 euro teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Fsh. Davidovc, Shtime 09.11.2022 – 17:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije.
Sipas dëshmitarit (vjehërri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është në hetime” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.