Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit në Malishevë

11:33 | 01 Maj 2024
gruaja-largohet-nga-shtepia,-shkak-dhuna-e-burrit-ne-malisheve

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj.

Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës 22:00.

Derisa patrulla policore e kishte hasur viktimën mesnatën e së martës.

Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Komento: